ShowBizzz

VIP-at e “BBVK” nuk dinë se kush e ka shpallur Pavarësinë e Kosovës: Ai me syza

Gresa Gashi ka bërë një bisedë në oborr gjatë ditës së djeshme me Anën dhe Kevinin.

Ajo i pyeti dy konkurrentët se kush e ka shpallur Pavarësinë e Kosovës.

Ata nuk dhanë një përgjigje konkrete, gjersa Ana në një moment tha: “Ai me syza”.

E më pas, Ana përmendi emrin e Isa Mustafës, ndonëse i reagoi menjëherë aktorja.

“Kuku, Hashim Thaçi more”, ka thënë ajo

Kjo nuk është hera e parë që banorët provokohen dhe nuk janë në dijeni për gjëra elementare.

Në shtëpinë e famshme po vazhdojnë të ndryshojnë dinamikat çdo ditë, sidomos me hyrjet e reja.

 



ks