Në një shtëpi si ajo e “Big Brother VIP” ku debatet janë të shpeshta, është mëse e pritshme që momentet e bukura të bëhen virale menjëherë.
Kështu ka ndodhur së fundmi me një diskutim të bërë mes Sarës dhe Gazit.
Të dy ishin ulur në dhomën e ndenjes dhe po flisnin rreth lojës. Por në një moment teksa Sara po fliste, Gazin e ka zënë gjumi.
“Nuk kam nevojë të bëj thashetheme, thjesht i thashë Artës të rishikojë këtë gjënë që po bën, sepse edhe ti e ke bërë por s’ma ke bërë mua me tendencë për marketing të keq, ku di unë se ça më tha. Shikoje se ndoshta as ai nuk t’a ka bërë me tendencë, kaq ishte thelbi i asaj që po luftoja unë”, tha Sara.
Këtu ndërhyn Gazi, i cili thotë:
“Ndoshta është tjetër gjë”, e sapo tha këto fjalë ai mbyll sytë dhe fle.
View this post on Instagram
lokimagazine