ShowBizzz

Vizitoi Shqipërinë pak ditë më parë, Olti Curri pozon me Bebe Rexhën

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, javën që lamë pas erdhi në Kosovë për herë të parë.

Ajo performoi në Sunny Hill Festival, në natën e parë të ngjarjes më të madhe kulturore në vend.

Më pas, këngëtarja vizitoi edhe Shqipërinë duke u shfaqur kështu pranë Monika Kryemadhit, të cilën e ka edhe kushërirë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olti Curri (@olticurri)

Ndër të tjera, krijuesja e hitit “Chase It” u takua edhe me gazetarin e ish-opinionistin e Big Brother VIP Kosova, Olti Currin.

Ata kanë pozuar së bashku dhe këto imazhe Curri i ka shpërndarë në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Reagimi i Bebe Rexhës kur më dëgjoi duke kënduar”, ka shkruar ai.

Ajo gjithashtu u kthye në Dibër pas 12 vitesh për të takuar familjarët e saj.