Lajme

Vjedhje e rëndë në Zveçan, hajnat hyjnë në shtëpi dhe marrin para e dy unaza

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, ku persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe dy unaza.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur ndërmjet datave 18 dhe 19 tetor 2026, nga ora 15:00 deri në orën 15:30, transmeton “Bota sot”.

Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, prej nga kanë marrë paratë dhe stolitë.

Pas intervistimit të ankuesit, me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.

Të Ngjashme