ShowBizzz

“Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur”, Loredana publikon foto me nënën e Adeyem-it

Loredana prej një kohë të gjatë është në lidhje dashurie me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi. Që nga dita që bën publike romancën e tyre çifti nuk është ndalur së postuari së bashku.

Mirëpo së fundmi reperja ka bërë një postim në “InstaStory” me mamanë e partnerit.

Mesa duket lidhja e dyshes ka shkuar deri në stadin ku Loredana del me familjarët e Karimit dhe e quan nënën e tij “vjehrrë”.

Të dyja ato shfaqen teksa ndjekin futbollistin kur luan në ndeshjen kundër Celtic, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

’Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur’’, ka shkruar Loredana.



lokimagazine