Spektaklit “Big Brother Vip Kosova 2” po i afron fundi dhe numri i banorëve në shtëpi po ulet.
Kanë mbetur më pak se 3 javë nga finalja dhe publiku është mjaft kurioz se kush do të jenë 5 finalistët. Banorja e fundit e cila u largua nga shtëpia ditën e hënë ishte Alba Vukaj, një banore shumë e komentuar nga publiku. Alba ka reaguar dje përmes një postimi në Instagram.
Eksperiencë e jashtëzakonshme… emocione nga më të ndryshmet… mirënjohëse pa fund për mbështejtjen e familjes, shoqërisë dhe gjithë publikut që më përkrahu dhe besoi tek unë, në momente të bukura dhe sidomos të vështira. Ndihem mirë kur më kuptojnë njerëzit.