Lajme

​Vjosa Osmani në New York, në hapjen e “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë sot, në New York, në hapjen e “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”, me ftesë të Kryeministrit të Shtetit të Katarit dhe Bloomberg.

“Në një kohë të transformimeve të mëdha gjeopolitike dhe ekonomike, ky forum sjell së bashku liderë politikë, drejtues të institucioneve ndërkombëtare dhe kompanitë më të mëdha amerikane e ndërkombëtare, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që po formësojnë ekonominë dhe sigurinë globale”, shkroi në Facebook, Osmani.

Ajo tha se prania në këto organizime është mundësi për të forcuar partneritetet ndërkombëtare, për të kërkuar përkrahje për Kosovën dhe për të hapur horizonte të reja për investime dhe zhvillim.

“Kosova duhet gjithnjë të jetë aty ku diskutohen dhe ndërtohen mundësitë e së ardhmes”, shtoi Osmani.

Të Ngjashme