Lajme

Vjosa Osmani në SHBA: Ne nuk sulmojmë, shtëpia jonë po sulmohet nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në SHBA, ku sot ka zhvilluar një takim me studentë të Ioëas.

Ajo ka folur në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, duke thënë se ajo që ndodhi ishte një akt i rëndë  terrorist.

Në një ligjëratë para studentëve të Universitetit Drake, Osmani tha se këto raste nuk mund të quhen tensione mes Kosovës dhe Srrbisë, pasi ata janë në shtëpinë e tyre dhe po sulmohen.

“Ne asnjëherë nuk i kemi karakterizuar këto si tensione mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk po sulmojmë askënd, ne jemi në shtëpinë tonë dhe po sulmohemi.

Ajo që ndodhi më 24 shtator ishte kulmi i një akti të rëndë agresioni që Serbia po i bënte popullit të Kosovës brenda territorit tonë dhe atë ditë ishin një numër i grupeve terroriste që hynë në Kosovë me numër të madh armësh, armë të shkallës ushtarake me të cilat planifikonin të aneksonin veriun e Kosovës.

Policia jonë ka vepruar me shumë profesionalizëm dhe ka penguar aktin e agresionit që në minutat e para të tij”, tha Osmani.