Vjosa Osmani, prijëse e listës së LDK-së, është parë gjatë aktiviteteve të fushatës në Prizren edhe në të njëjtin ambient me Fatmir Limajn, i cili në këto zgjedhje po mbështet PDK-në.
Në pamjet e publikuara, Osmani dhe Limaj shihen duke biseduar në një atmosferë të qetë dhe miqësore, teksa fushata zgjedhore po zhvillohet me intensitet në të gjitha komunat e Kosovës.
Gjatë këtij komunikimi, Limaj i ka uruar suksese LDK-së në garën zgjedhore, ndërsa urimi i është kthyer edhe nga Osmani.
Paraqitja e tyre në të njëjtin ambient ka tërhequr vëmendje, për shkak të pozicionimeve të ndryshme politike në këtë fushatë. Osmani është pjesë e listës së LDK-së, ndërsa Limaj është rreshtuar në mbështetje të PDK-së.
Megjithatë, pamjet tregojnë një komunikim korrekt mes tyre, në kuadër të atmosferës elektorale para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ja pamjet:
