Lajme

Vladimir Putin mban fjalimin e fitores: Tani do të jemi më të fortë dhe më efektivë!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet presidenciale është shfaqur para popullit të tij. Ai ka konfirmuar se ka fituar zgjedhjet duke theksuar se kjo fitore do e bëjë Rusinë më të fortë dhe efektive.

Nga ambientet e selisë së tij të fushatës, Putin falënderoi qytetarët të cilën morën pjesë në votime si dhe ushtarëve të cilët janë duke luftuar në Ukrainë.

“Askush nuk do ta shtypë kurrë Rusinë kur të jemi të bashkuar. Ne jemi një familje e bashkuar.

Dua të falënderoj rusët për mbështetjen dhe besimin.  Rezultati i zgjedhjeve përfaqëson besimin e plotë të qytetarëve në faktin se ne do të bëjmë gjithçka siç është planifikuar. Tani do të jemi më të fortë dhe më efektivë.

Pavarësisht se sa shumë u përpoqën të na trembin, të shtypin vullnetin tonë, ndërgjegjen tonë, askush nuk ka pasur sukses në histori. Ata dështuan tani dhe do të dështojnë në të ardhmen,” tha Putin.

Zgjedhjet ruse nuk janë përshkruar as të lira dhe as të drejta nga disa nga homologët e tij ndërkombëtarë. Ish-udhëheqësi i KGB-së, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1999, do të udhëheqë vendin për një mandat të pestë. Por rezultatet e sonte nuk ishin befasuese, pasi çdo opozitar ndaj Vladimir Putin është ose në burg ose në mërgim, ose i vdekur.

Vladimir Putin tashmë është prej 24 vitesh në pushtet, në një mënyrë ose në tjetrën. Ndërsa mori dhe mandatin e pestë, ai ka shërbyer prej 20 vitesh si president dhe katër si kryeministër. Ai është 71-vjeç dhe ka udhëhequr dhe do vijojë ta udhëheqë Rusinë më gjatë se çdo president, që nga diktatori sovjetik Josef Stalin, i cili kaloi pothuajse 31 vjet në pushtet.

Kushtetuta e Rusisë u ndryshua në vitin 2020, duke rritur mandatin presidencial nga katër në gjashtë vjet dhe duke i dhënë Putinit një plan të pastër për të kandiduar përsëri. Teorikisht, ai mund të kërkonte një mandat të gjashtë dhe të vazhdonte deri në vitin 2036, gjë që do t’i jepte atij më gjatë në pushtet se Katerina e Madhe në shekullin e 18-të.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo