Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së, pas dorëheqjes së Bedri Hamëz nga kjo pozitë.
Kjo është bërë e ditur nga PDK në një përgjigje për teve1.info
“Pas dorëheqjes së parevokueshme të z. Bedri Hamza nga pozita e kryetarit të PDK-së, organet drejtuese të partisë kanë caktuar znj. Vlora Çitaku si ushtruese të detyrës së kryetares”, thuhet nga PDK.
PDK ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe do të organizohen dhe mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet.
