Lajme

Vlorë/ Lëvizte me a*më zj*rri pa leje në Lungomare, arrestohet personi i armat*sur

Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se është kapur duke lëvizur me armë zjarri pa leje në zonën e Lungomares.

Pas marrjes së një sinjalizimi për praninë e një personi të armatosur, forca të shumta policie janë angazhuar në zonë, duke ndërhyrë për lokalizimin, neutralizimin dhe shoqërimin e tij.

NEWS  Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestëNdërhyrja e policisë ka sjellë prezencë të shtuar të uniformave blu në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit gjatë sezonit turistik.

Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i personit të arrestuar. Policia e Vlorës pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes, armën e sekuestruar dhe mënyrën e konstatimit të personit të armatosur.

NEWS  “Aty e kam vërejtur që…”/ Xheneta ‘hap zemrën’, me banorët: Kur e pashë me Eglin, e kuptova që…Ndërkohë, forcat e policisë vijojn veprimet në terren, ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të Ngjashme