Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është duke zhvilluar takimin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Von Der Leyen në një postim të bërë para pak minutash në platformën “X”, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po bën punë të madhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.
“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar Von Der Leyen.
Ndryshe, Von Der Leyen sot do të viziton Kosovën, ku është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti./teve1.info/
Dear @VjosaOsmaniPRKS, you are putting a lot of hard work into Kosovo’s European future.
Enlargement will remain a top priority for me.
I’m committed to a future where all six Western Balkan partners are part of the EU. pic.twitter.com/ljFBGwYseP
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 26, 2024