1
Punimet nuk u kryen, ndaj për hapje u përvolën edhe prindërit.
Që të hapet më shpejtë objekti i ri i Institucionit Parashkollor “Xixëllonjat”, këshilli krijoi një fond për blerjen e lodrave e mjeteve për ushqim e aktivitete.
Si rezultat i një nisme nga prindërit, u vendos që ata të krijojnë një Fond Vullnetar për të mbështetur institucionin, ashtu që të përshpejtohen dhe përmbushen nevojat e brendshme të objektit të ri, si shtesë e investimeve të bëra tanimë dhe atyre të planifikuara nga komuna.
Veç për këtë iniciativë ku prindërit sipas vullnetit mund të japin të paktën10 euro, disa nga ta, pa dashur të identifikohen, i thanë Klanit se nuk u konsultuan fare nga përfaqësuesit e tyre./Klan