Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Edhe dita e sot pritet që vendi yunë të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira të dendura, përveç disa zonave në jug që do të ketë dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar në veri dhe qendër si dhe intensitet të ulët në zonën e jugut

Ndryshe nga java që lam pas, sot dhe ditën në vazhdim temperaturat do të jenë të ngrohta nga masat ajrore janë më të ngrohta me origjinë perëndimore.

Përgjatë ultësirës perëndimore pritete rritje e temperaturave në disa gradë mbi mesataren klimatike të vendit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo