Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Gjatë orëve të paradites, vendi ynë do të jetë nën nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të përkohshme shiu. Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet me vranësira dhe shira. ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit por do të ulen lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të shpeshta por pas-mesdite pritet shtim i vranësirave ku më të dukshme do të paraqiten në zonat perëndimroe duke gjeneruar rrbehse shiu. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të shtohen në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë reshje të dendura. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar rrrbeshe shiu. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare mbi Europën Veriperëndimore do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere përkatësisht në; ishujt britanikë, gadishullin Iberik si edhe Europën Qendrore. Po ashtu, do të vijojnë reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta në gadishullin Skandinav ndërsa gadishulli i Ballkanit si edhe vendet e Europës Lindore do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante./abcnews.al