ShowBizzz

“Vrapuan të flisnin para meje”/ Bardhi flet për raportin me Sarën: I falenderoj për këshillat, por ne kemi një….

Prej hyrjes së Bardhit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, u vu re një afrimitet me Sarën, ku duket se po lind një raport më shumë se miqësi.

Teksa banorët e tjerë kanë shprehur mendimin e tyre duke thënë se Sara po e përdor, Bardhi tha se kanë ndenjur të dy që në fillim pasi kanë një afrimitet dhe është i bindur se nuk po e përdor askush.

“Është punë e imja individuale. Të gjithë vrapuan të flasin para meje. I falenderoj që u përkujdesët sepse ju kam miq dhe e vlerësoj.

Unë me Sarën kemi ndenjur që në fillim bashkë, shkojmë mirë, kemi një afrimitet. Unë e vlerësoj të gjithë ata që më kanë dhënë një mendim. Unë me Sarën e kemi pasur një afrimitet dhe nuk besoj as në 1% që është për shkak të nominimit”, tha Bardhi.