Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkurt të këtij viti, ku Pëllumb Meta u vra dhe gropos në oborrin e banesës së tij nga fëmijët.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në Euronews Albania se mes djalit të vogël të familjes Meta, Amarildos dhe motrës së Pëllumbit, janë shkëmbyer disa mesazhe pas zhdukjes të inskenuar nga vetë ata të së atit.
Sipas asaj që gazetarja thotë, mësohet se Amarildo i përgjigjej hallës shumë ftohtë, gjë e cila sipas saj tregonte se ata donin që gjithçka të mbahej në fshehtësi të plotë.
“Gjithë historia vërtitet rreth Blerina Metës, gruas së viktimës. Arsyeja pse ajo është lënë e lirë kur ka pasur dijeni për groposjen e kufomës. Unë mendoj se arsyet pse ajo është lënë e lirë, janë teknike hetimore. Deri më tani sipas hetimeve, i dyshuar si ekzekutor i babait, është djali i madh, Hyseni, ndërsa vajza dhe djali tjetër kanë ndihmuar në asgjësimin e kufomës.
Ftohtësia e fëmijëve është vrastare. Prandaj unë e shoh rolin e Blerina Metës si kyç në këtë histori. Që në momentet e para, kam arritur të kuptojë që jo nuk mund të jetë kjo autore, ose e përfshira e vetme në këtë histori. Halla e fëmijëve, motra e pëllumb Metës, pas denoncimit të zhdukjes fliste me djalin e vogël, Amarildon, me mesazhe. Ai i përgjigjej ftohtë kur ajo e pyeste çfarë ka ndodhur me babain. ‘Asgjë akoma’, e ka në dorë policia’”, tha Lala.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo