ShowBizzz

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, nis protesta tek “Fan Noli”!

Pak ditë më parë një i mitur u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij, një ngjarje e rëndë që tronditi gjithë Shqipërinë.

Sakaq, paraditen e sotme, qytetarët me lot në sy kanë nisur protestën tek shkolla “Fan Noli”, aty dhe ku u regjistrua ajo ngjarje makabër.

Marshimi ka nisur nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli”, e ndërsa qytetarët apelojnë që të merren masa për të rritur sigurinë e fëmijëve të tyre nëpër shkolla. Protesta është menduar që të zhvillohet në formën e një marshimi nga shkolla 9-vjeçare Fan Noli, tek vendi i krimit dhe më pas drejt Ministrisë së Arsimit.

“Jetojmë të pasigurt, jetojmë me frikë. Ministrja e Arsimit duhet të japë dorëheqjen urgjentisht deri te oficerja e sigurisë që nuk ka bërë gjë.

Bullizimi në rrjetet sociale është një gjë që i shqetëson shumë të rinjtë sot. Ne këtu duam të vëmë theksin te Ministria e Arsimit, është inekzistente. E keni parë si i është mbyllur goja elitës intelektuale.
Unë i kërkoj qeverisë, ministres së Arsimit të japë dorëheqjen. Ndihemi të pasigurt. Unë kam dy vajza, vajza ime shkon në një shkollë ku rreth e qark shitet drogë. Ne duam siguri publike. Sot shoqëria shqiptare po pëson një krizë të vlerave. Është rritur mosha e minorenëve që kryejnë krime”, tha një prind.



lokimagazine