Lajme

Vrasja e 22-vjeçarit në Vlorë, qitja me snajper dyshohet se u bë nga makina tip ‘BMW’

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ekzekutimin me snajper të të riut Gëzim Sinomati mbrëmjen e djeshme në ballkonin e shtëpisë në Vlorë.

Burime për mediat informojnë se ka dyshime që qitja me snajper është bërë nga automjeti tip “BMË” që më pas u gjet i i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës, në lagjen “24 Maji”.

Gjatë kontrolleve, në makinë “BMË” është gjetur edhe vendi ku ishte fshehur arma tip ‘snajper’, por ende nuk ka asnjë gjurmë sa i takon autorëve të dyshuar.

Ndërsa ditën e sotme u bë me dije se të paktën 10 persona janë marrë në pyetje nga policia e Vlorës.

Ekzekutori dyshohet se ka qenë një person i vetëm, por më pas dy të tjerë e kanë ndihmuar të zhduket nga vendi i ngjarjes, pa lënë gjurmë.

22-vjeçari Gëzim Sinomati, i cili u qëllua me snajper në Vlorë nuk ishte një person i panjohur për policinë. I riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika, por u vra pabesisht teksa rrinte në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”.

Viktima është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën nofkën “Buzderi” dhe si anëtar i bandës së Gazmend Brakës alias “Gaxhai” në vitin 1997 në Vlorë. Ky i fundit ka qenë i dënuar për  “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”.

Sokol Sinomati përfundoi në burg për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000. Ai aksidentalisht qëlloi Luigj Xhafën, kalimtar të rastit, edhe pse si qëllim kishte ekzekutimin e Sokol Nuhos, por situata i doli jashtë kontrollit.

Një vit më parë, më 3 janar 2022, një sasi tritoli i ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës së xhaxhit të 22-vjeçarit, Bernad Sinomati. Në atë kohë policia bëri me dije se  automjeti kishte shumë kohë që qëndronte i parkuar, pasi pronari ndodhej jashtë vendit.

Çka bëri që të lindin dyshimet se sasia e tritolit kishtë për qëllim dhënien e një mesazhi ndaj viktimës. pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhej jashtë shtetit. Si pasojë u regjistruan dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Bernad Sinomati është vënë në pranga në vitin 2015 për armëmbajtje pa leje dhe rezulton i dënuar në Belgjikë, ku vuajti edhe dënimin. Mirëpo, dyshohet se vrasje e nipit të tij ka të bëjë me dy grupe të fuqishme kriminale në qytetin e Vlorës, ku deri më tani janë shënuar disa viktima.

Deri më tani ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e vrasjes së të riut, Gëzim Sinomati.

Sakaq, në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa u ngritën pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë Vendore shkuan Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

Pak minuta më pas u gjet edhe një automjet i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës. Mendohet se autori ka përfituar nga errësira dhe ka braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”.

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/v,” njoftoi më herët policia.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo