Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër Festim Ramadanit dhe Jeton Misinit, për vrasjen e 89-vjeçarit Sadri Sadriu në fshatin Bibaj të Ferizajt, gjatë një dasme në një restorant atje.
Sipas Prokurorisë, i njëjti me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare “të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht” me armë zyrtare automatike të policisë kishte shkrepur breshëri plumbash në drejtim të Sadriut.
Ditën e sotme janë sjell në Gjykatë ish-polici, Festim Ramadani dhe Jeton Misini.
Ramadani pasi është futur në Gjykatë është përshëndetur edhe me familjarë e miq. /teve1.info/
