Lajme

Vrasja e Behar Sofisë, SPAK nis gjykimin në mungesë për Jemin Sherën

SPAK do të nisë gjykimin në mungesë për Jemin Sharën, i cili akuzohet për vrasjen e Behar Sofisës në vitin 2021.

Lidhur me këtë ngjarje SPAK  ka dorëzuar në Gjykatë 3 akt-ekspertimi telefonike të reja dhe deklaruar se kanë 168 prova shkresore si dhe kërkon 16 dëshmitarë.

Jemin Sheraj dyshohet se ka qenë përsoni, i cili ka dhënë urdhërin për Behar Sofisë, pak momente pasi ky i fundit kishte dalë nga kafja.

Deri më tani në lidhje me ngjarjen ka rënë në pranga Ernejt Shyti, autori i ngjarjes dhe bashkëpuntorët e tij Xhuljo Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha e Bujar Leza.

Ernejt Shyti, vrasësi i “padrinos” së drogës Behar Sofia, tha se për vrasjen e tij i kishin premtuar 50 milionë lekë. Ai tregoi dhe dy nofkat që përdornin dy të akuzuarit e tjerë, “Dajo” dhe “djali i ri”, që i përkisnin respektivisht Skënder Vathit dhe Leonard Xhixhës.

Ernejt Shyti tregoi se para vrasjes së Behar Sofisë te Piramida e Tiranës, është takuar me “Dajon” te terminali i autobusëve në Qytetin Studenti. Po ashtu, ai ka rrëfyer se pasi qëlloi për vdekje “padrinon”, Skënder Vathi do të shkonte te Liqeni i Tiranës dhe ta merrte, por nuk kishte shkuar.

Disa ditë para ngjarjes, e kam ndjekur Behar Sofinë nga Piramida deri tek ish-ekspozita. E identifikova por nuk e kreva dot vrasjen. Atentatin ndaj Behar Sofisë e bëra për 50 milion lekë, paratë nuk i mora asnjëherë, pavarësisht se Xhuljano Visha më kishte thënë se do ti merrja 3 ditë pas ngjarjes.

Bujar Lezën e kam takuar për biçikletën, me Xhuljano Vishën, më pas më ka pyetur edhe nëse do i ndërroja rrobat kur të kryeja ekzekutimin. Mësova se Bujari i kishte thënë Xhulios se edhe armën e kishte gjetur. Vrasjen më tha Visha do e bënte për hasmëri, por se për çfarë dhe nga kush ishte porositur nuk e di.

Ditën e krimit, nuk m’u shkrep arma, e mbusha dhe pastaj qëllova dy herë. Skënder Vathi do më merrte te Liqeni Artificial, por nuk erdhi. Kam ikur drejt Malit të Zi me vëllain dhe Xhuljano Vishën, nuk kemi ndaluar askund as për të ngrënë. Për komunikim me anëtarët e grupit, kisha një telefon të markës “Iphone” që ma dha Xhuljano Visha të cilit ia ktheva dhe një “Nokia” që ma dha Leonard Xhixha.

Ky i fundit, kur kam kryer vrasjen, ka qenë duke vëzhguar shenjestrën, kur kaloi te trotuari, më ka thënë se jam këtu afër dhe se po shkonte te lokali”, tregoi më herët Shyti në gjyq.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo