Policia e Vlorës do të jap 30. 000 euro shpërblim për këdo që jep informacion për autorët e vrasjes së 23 vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë.
“Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç, grupi i posaçem hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.
Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”- njofton policia.
Sipas asaj që u bë me dije më herët për 10 ditë Sokol Sinomati do të linte qëlinë dhe ishte i biri, Gëzimi, ai i cili po e priste të atin për t’u larguar më pas drejt Belgjikës aty ku dhe jetonte.
Pas vrasjes që tronditi qytetin e Vlorës, forcat speciale të policisë, RENEA u vendosën në të gjtha hyrjet dhe daljet e Vlorës, si dhe në kontrolle të vazhdueshme të automjeteve të dyshimta në qytet.
Disa ditë më parë, më shumë se 100 forca policie u angazhuan në Vlorë, pasi Sokol Sinomati, i njohur me nofkën ‘buzëderri’ mori leje nga burgu për të marrë pjesë në ceremoninë motorë të djalit të tij.
Newsbomb.al solli pamjet kur dhjetëra makina policie shoqëruan ish-anëtarin e bandës së Gaxhait, i cili është dënuar për vrasjen e Luigj Xhafës në vitin 2000, edhe pse si shënjestër ishte Sokol Nuho. Për këtë ngjarje u angazhua edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Si ndodhi vrasja e Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit:
Ekzekutimi i 23-vjeçarit pabesisht me snajper në ballkonin e shtëpisë duke pirë cigare ka tronditur qytetarët e Vlorës dhe vendit. Ka dyshime që qitja me snajper është bërë nga automjeti tip “BMË” që më pas u gjet i i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës, në lagjen “24 Maji”.
Gjatë kontrolleve, në makinë “BMË” është gjetur edhe vendi ku ishte fshehur arma tip ‘snajper’.
Ai kishte vetëm një muaj në Vlorë pasi i kishte vdekur gjyshja. I riu do të priste që dhe i ati të dilte nga burgu dhe më pas të largohej drejt Belgjikës. Deri më tani pista që po hetohet është ajo e hakmarrjes, mirëpo Prokuroria bëri me dije se janë duke hetuar edhe për ngatërresë shënjestër.
Dyshohet se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestrën, pasi objektiv mund të ketë qenë xhaxhai i tij Bernard Sinomati, i cili kishte rreth një vit që jetonte në Vlorë. Kujtojmë se Bernard Sinomati i shpëtoi një atentati me tritol më 3 janar të vitit 2022.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo