Lajme

Vrasja e Grei Bihucit në Fier, burg pa afat për dy autorët Florjan dhe Klajdi Muka

Gjykata e Fierit ka vendosur masën burg pa afat për dy të rinjtë të cilët akuzohen si autorët e vrasjes me thikë të 19-vjeçarit në Fier, rei Bihuci dhe plagosjes së shokut të tij 20-vjecar Olti Serjanaj.

Florjan Muka dhe Klajdi Muka u njohën me masën e sigurisë teksa mbi ta rëndon akuza e vrasjes në bashkëpunim dhe e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Fotomontazh/ Vendi ku koeget dhe shoket po bejne homazhe dhe Grei Bihuci
Fotomontazh/ Vendi ku koeget dhe shoket bene homazhe dhe Grei Bihuci

18- vjecari Florjan Muka  ra në prangat e policisë pasi goditi për vdekje me thikë në qëndër të qytetit Grei Bihucin, i cili nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe plagosi 20-vjecarin Olti Serjanaj i cili ndërhyri për të shuar sherrin. Klajdi Muka u arrestua vetëm një ditë më pas në vijim të veprimeve të thelluara hetimore.

Konflikti i nisur në rrjetet sociale përfundoi në përleshje fizike duke shkaktuar një viktimë. Ngjarja e rëndë ka shokuar gjithë opinionin publik e vecanërisht komunitetin fierak te cilët e kanë nderuar 19-vjecarin me homazhe në vendin e ngjarjes.

Trupi gjykues i përbërë nga Prokuror Petrit Vuka dhe gjyqtar Noel Veizi dëgjuan dëshmitë e dy të rinjve të cilët thanë se nuk e njihnin Grein dhe se konfliktin e kishin me shokun e tij.

Sipas dosjes hetimore mësohet se sherri ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar për një thikë dhe në të janë përfshirë disa persona. Konflikti ka zgjatur deri në ditën e ngjarjes ku të rinjtë janë takuar për tu pajtuar , por pikërisht në këtë moment në sherr janë përfshirë më shumë persona. Personat e përfshirë në sherr ditën e ngjarjes kanë qënë dy personat e arrestuar Florjan e Klajdi Muka, Grei Bihuci, Olti Serjanaj , Nebi Alimadhi dhe dy persona të paidentifikuar , palë me Nebiun dhe Grei Bihucin.

Ne foto: Viktima, 19 vjeçari Grei Bihuci/ Reagimi i klasës së 19-vjeçarit

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo