Lajme

Vrasja e Sinomatajt, Balla në Vlorë: Koha kur të fortët bënin ligjin, mori fund

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ditën e sotme ndodhet në Vlorë, ku për media ka folur dhe për atentatin që i mori jetën Gëzim Sinomatajt.

Balla u shpreh se policia ka rritur prezencën në të gjithë venden, teksa tha se koha kur të fortët nuk kontrolloheshin ka mbaruar dhe nuk do të kthehet më mbrapa.

“Edhe për ngjarje të rënda kriminale si ajo e Vlorës, të një organizimi mafioz, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e vetë jo vetëm në Vlorë por në të gjithë vendim, duke kryer operacione të veta, për të parandaluar fenomenin e armëmbajtjes pa leje, që është shkelje e rëndë e ligjit.

Duhet të shkojmë drejt minimizimit dhe parandalimit. Koha kur të fortët i shmangeshin kontrolleve ose bënin ligjin nëpër lagje, ka mbaruar dhe nuk kthehet mbrapa”, tha ai.

Kujtojmë që Gëzim Sinomataj u vra disa ditë më parë në Vlorë. I riu ishte djali i Sokol Sinomataj, një ndër anëtarët e bandës së “Gaxhait” dhe i njohur me nofkën “buzëderri”.

Gëzim Sinomataj jetonte në Belgjikë dhe ishte kthyer në Vlorë vetëm për festat e fundvitit. Ai ka qenë duke qëndruar në sallonin e shtëpisë së tij tre katëshe, në lagjen “Hajro Çakërri”, kur është qëlluar me snajper që nga rruga duke i shkaktuar vdekjen në vend.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo