Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.
Lidhur me këtë, Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se viktima në orën 02:35 të mëngjesit është sjellur pa shenja jete.
Nga spitali kanë njoftuar se janë ndërmarrë masat reanimatore nga ekipi mjekësor në emergjencë, por pa rezultat.
Ndryshe, i dyshuari është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e së martës, ndërsa është ndaluar për 48 orë./teve1.info/
