Detaje të reja zbardhen në lidhje me krimin e ndodhur sot në Ksamil, ku mbeti i vrarë një turist portugez.
Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe dy shtetasit turq, një vajzë dhe një djalë, të cilët u kapën së bashku me 29-vjeçarin Sokrat Vatën, teksa dyshohet se po tentonin ta largonin nga vendi i ngjarjes. Në prani të përkthyesve, ata kanë dhënë versionin e tyre për marrëdhënien me Vatën dhe momentet pas konfliktit.
NEWS Nga Stresi te vajza e Nishanit, djali i Olldashit dhe Hajdarit, ja kush siguroi një vend si anëtar i Këshillit të PDSipas dëshmive të tyre, dy shtetasit turq ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën.
Ata kanë deklaruar se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal, raporton Entjola Budo, korrespondente e Top Channel.
Përpara hetuesve, ata kanë mohuar çdo përfshirje në ngjarjen kriminale, duke pretenduar se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin me të.
NEWS I FUNDIT/ Aksident i RËNDË në vend, makina përplas për vdekje këmbësoren“Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë”, mësohet të kenë deklaruar ata./Top Channel
