Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen e një personi në Mitrovicë të Jugut në orët e hershme të së premtes. Policia ka bastisur shtëpinë që është shfrytëzuar nga i dyshuari dhe ka gjetur e sekuestruar një pistoletë, tre karikatorë e 205 fishekë.
I dyshuari është në kërkim policor.
Kurse, policia ka publikuar foton e të dyshuarit Valdrin Salihu, shtetas i Suedisë, për vrasjen e një 45-vjeçari të premten.
“Mitrovicë Jugu / 20.09.2024 – 09:45. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në banesën që është shfrytëzuar nga i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikatorë dhe 205 fishekë. I dyshuari është në kërkim policor dhe rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.