Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e 27 majit 2026 në Prishtinë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima mashkull kosovar është qëlluar nga një i dyshuar, i cili pas rastit është larguar në drejtim të panjohur dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.
“Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
