Një javë pasi Gjykata e Volos caktoi masën “arrest shtëpie” për Fatmir Talellarin, 50-vjeçarin, i cili ekzekutoi me armë zjarri kunatin e tij, Prokurori e ka rikthyer atë sërish në qeli.
Sipas mediave vendase mësohet se kërkesa e Prokurorit u aprovua nga anëtarët e Këshillit të Kundërvajtjeve të Volos dhe vendosi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit, i cili vrau me armë zjarri Erjon Pelivanin, pasi ky i fundit vite më parë i kishte përdhunuar vajzën, ndërkohë vijonte ta shantazhonte për t’i zhvatur para. Ai preitet të qëndrojë në ambientet e paraburgimit deri në seancën e radhës.
Deri më sot, 50-vjeçari shqiptar qëndroi në arrest shtëpie për shkak të mosmarrëveshjes mes Prokurorisë dhe Hetuesit.
Fatmir Talellari qëlloi për vdekje me armë zjarri kunatin e tij, Erjon Pelivani të mërkurën e 10 janarit, pasi mësoi se i kishte përdhunuar vajzën që prej moshës 9-vjeçare. 50-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje, është lënë përkohësisht në arrest shtëpie në shtëpinë e vajzës së tij , derisa këshilli gjyqësor të marrë një vendim të dytë.
Në momentin që Gjykata e Volos cakoti masën “arrest shtëpie” për shqiptatrin, vajzat e 50-vjeçarit “shpërthyen” në lot gëzimi.
Më herët avokati mbrojtës i Fatmir Talellarit tha se klienti i tij nuk kishte si qëllm ta vriste, por që viktima të rrëfente të vërtetën.
“Nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, mësohet të këtë thënë ai. Në një intervistë për mediat greke, edhe avokati tjetër mbrojtës Michalis Vassilikos tha se Tarellari nuk e ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi, ashtu siç përflitet gjërësisht.
Viktima
24 orët që çuan drejt krimit!
Avokati i babait 50-vjeçar, pasi shpjegoi se klienti i tij ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpirtorë, përshkroi se çfarë i parapriu krimit .
Siç tha ai, “babai është njoftuar në orët e mëngjesit të së hënës për të sqaruar se çfarë po bëhej me paratë e qirasë . Pas një bisede me vajzën e tij, ajo e vendosi në dijeni për përdhunimet dhe shtantazhet, mirëpo nuk zbuloi identitetin e dhunuesit”, tha avokati teksa më tej tregoi se pas këtij rrëfimi, babë e bijë kanë shkuar në zyrën e tij të hënën në mëngjes për të diskutuar dhe për të zgjidhur problemin.
“Domethënë po bëheshim gati të bënim padi, duke pritur që vajza të na tregonte se kush ishte personi. Se kush ishte, babai e mori vesh në orët e para të së martës pas presionit të vazhdueshëm ndaj vajzës së tij”, tregoi avokati.
Sipas avokatit të 50-vjeçares , vajza kishte videot në të cilat 33-vjeçari e shantazhonte por nuk ia tregonte babait të saj: “Ajo që i tregoi ishin mesazhet që vërtetonin atë që ajo thoshte”
Vasilikos e përfundoi rrëfimin e tij duke thënë se “që nga mëngjesi i së martës kur ai babai e mori vesh deri të martën pasdite nuk kemi pasur asnjë kontakt. Pas ngjarjes ai ishte në gjendje të rënduar psikologjike, më tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe unë e këshillova që të informonte autoritetet dhe të dorëzohej”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo