Zyra e prokurorit publik të Kantonit Basel-Landschaft ka akuzuar një person me shtetësi kosovare, tani 59 vjeç, për vrasje. Ajo ngarkon të akuzuarin se ka plagosur nusen e djalit të tij në qershor 2020 në banesën e tij në Pratteln, duke e goditur shumë herë me thikë, transmeton albinfo.ch. Plagët kanë qenë aq të rënda sa viktima ka vdekur në vend.
Zyra e prokurorit publik supozon se mbrapa sulmit me thikë qëndronte një konflikt brenda familjes. Nuk dihet ende se kur do të zhvillohet seanca kryesore në Gjykatën Penale të Basel-Landschaft, shkruan baseland.ch.
I akuzuari aktualisht ndodhet në burg të parakohshëm.
Krimi ka ndodhur më 20 qershor 2020 dhe për të kanë raportuar shumë media në atë kohë, transmeton albinfo.ch. Mosha e viktimës në atë kohë ka qenë 24 vjeç. Edhe ajo kishte shtetësi kosovare
Deri në plotfuqishmërinë e gjykimit, vlen prezumimi i pafajësisë.