Dosja.al, ka zbardhur detaje nga vrasja e dyfishtë që ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kir të Dukagjinit. Burimet bëjnë me dije se të vrarë janë babë e bir, të cilët kanë gjetur vdekjen menjëherë pas të shtënave me armë.
Ndërkohë që personi i plagosur është një vajzë, identiteti i të cilës ende nuk dihet se cili është.
Por bëhet me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat policore akoma nuk kanë mundur që të arrijnë në vendngjarje si dhe as ambulanca dhe shkak për vonesën është bërë terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve që të çojnë në këtë fshat./Dosja.al
