Lajme

Vritet në Tiranë biznesmeni i ndërtimit Eduart Reci, u qëllua në kokë, nuk mbijetoi në spital

Eduart Reci, 52-vjeç, biznesmen ndertimi, eshte vrare mbremjen e djeshme ne Tirane.

Ai nuk i mbijetoi dot plagës së rëndë, pasi predha e plumbit kishte përshkuar kokën tej për tej, teksa u dërgua te Spitali i Traumës.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së djeshme, në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, aty ku kishte ndërtuar një nga pallatet, në rrugën ‘Faik Konica’.

Reçi ishte pronar i kompanisë ELGM me aktivitet ne fushen e ndertimit, dikur ka punuar si drejtor edhe në SHISH.

Reçi ishte pronar i kompanisë ELGM me aktivitet ne fushen e ndertimit, dikur ka punuar si drejtor edhe në SHISH.

Policia ka isur hetimet dhe ka bere sekuestrimin e kamerave te sigurisë, ka filmuar të shtënën dhe rënien e 52-vjeçarit.

Nderkohe kane mebtur mister autorët dhe motivet e ngjarjes se rende qe shenon vrasjen e nje tjeter biznesmeni ne vend.

Eduard Reçi me origjinë nga Dibra, jetonte pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe plagosja ka ndodhur pranë një lokali.

Prej vitesh, Reci merrej me aktivitet ndertimi, nderkohe qe me pare ka punuar edhe si drejtor i SHISH.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”.

Detaje:

52-vjeçari Eduart Reçi ka qenë i vetëm në momentin kur u qëllua me armë zjarri rreth orës 23:00, mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor).

Biznesmeni po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje në rrugën “Faik Konica”.

Dyshohet vikti është qëlluar nga lart në distancë.

Ai mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua tek spitali i Traumës, por nuk arriti që të mbijetojë.