Reperi holandez Bigidagoe është qëlluar për vdekje në një sulm të bandave në Amsterdam.
26-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Denzel Silos, po përpiqej të ikte kur Volkswagen Polo në të cilin ndodhej u qëllua me armë zjarri në orën 5:30 të mëngjesit të djeshëm.
Ai u dërgua me urgjencë në spital me plagë të rënda nga arma e zjarrit, por pak më vonë vdiq.
Të shtënat ndodhën pranë stacionit të Amsterdamit Sloterdijk, një qendër kryesore transporti, shkruan Metro.co.uk.
Kjo nuk ishte hera e parë që ai pushkatohej. Ai ishte plagosur më parë në një incident me të shtëna në gusht 2020.
/TeVe