Lajme

Vuçiç konferencë me shefin e NATO: Është puna jonë se ku e vendosim ushtrinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar ditën e sotme një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë takimit është diskutuar për tensionet në veri të Kosovës si dhe për normalizimin dhe kthimin në dialog mes dy vendeve. Ashtu si në Kosovë edhe në Serbi, Stoltenberg është shprehur se personat që shkaktuan sulmin në 24 shtator duhet të dënohen.

Sakaq, Vuçiç i tha Stoltenbergut se serbët janë në rrezik në Kosovë dhe Metohi. Ai madje i tha shefit të NATO se është punë E Serbisë se ku do të venosë forcat e saj ushtarake, në përputhje me Kushtetutën dhe pa rrezikuar dikë tjetër.

“Ne do të bashkëpunojmë me ta, ushtria jonë ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in, ne do të bëjmë gjithçka në marrëveshje me ta, por që Prishtina të na thotë se çfarë do të ketë ushtria jonë 10, 15 apo 20 kilometra nga atje, kjo nuk na shkon ndër mend. Bashkëpunimi me KFOR-in është në rregull, por sa i përket politikës është një palë mëngë dhe nuk kemi një fat të tillë, të paktën jo në atë periudhë të shkurtër kohore që na pret.

Asnjëherë nuk i ka tejkaluar të drejtat dhe kompetencat e veta. Gjithmonë ka pasur marrëdhënie korrekte me KFOR-in dhe NATO-n. Dhe ku dhe si do ta vendosim ushtrinë tonë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ligjet e këtij vendi dhe pa rrezikuar dikë ose në çfarëdo mënyre është puna jonë”, tha Vuçiç ndër të tjera.