Lajme

Vuçiç: Vlerësoj qëndrimin e Rumanisë për mos njohur Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Alfred Robert Simonis.

Vuçiç theksoi se Beogradi çmon qëndrimin e Bukureshit që pavarsisht presioneve, qëndron i palëkundur për mos të njohur Kosovën.

“Çmojmë shumë faktin që Rumania pavarësisht presioneve të forta me të cilat është ekspozuar, vijon të jetë e vendosur dhe qëndron në pozitën e vet të mosnjohjes së njëanshme të shpalljes së pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë dhe i jemi mirënjohëse në mbështetjen që vjen nga Bukureshti për përparimin e rrugës sonë europiane dhe vijimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në qasjen e përgjegjshme të të gjitha palëve të përfshira” ka thënë ai.