Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë publikuar kartolinën e Krishtlindjes, e cila është kthyer tashmë në një traditë, por ndryshe nga vitet e tjera këtë herë vetëm me vajzën e tyre.
Në këtë mënyrë është konfirmuar ndarja e shumë përfolur prej disa muajsh në media, edhe pse vetë Princ Leka dhe aktorja kanë zgjedhur të heshtin.
Teksa ka publikuar dy foto shumë të bukura me vajzën, Princ Leka shkruan,
“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!”.
Ndërkohë së fundmi ka ardhur edhe urimi nga Elia Zaharia, e cila po ashtu ka ndarë foto vetëm krah së bijës. Gëzuar Krishtlindjen! Ardhtë e bardhë për të gjithë ju e familjet tuaja! Mbarësi e bekime paçi kurdoherë”, ka shkruar ajo.
bal