Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj PDK-së lidhur me iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjinovci e akuzon PDK-në se po tenton ta vendosë Kurtin në pozitë të vështirë përmes kësaj çështjeje, duke pretenduar se partia synon më pas zgjedhjet e reja.
Ai argumenton gjithashtu se ndryshimi i ligjit nuk mund të ndryshojë statusin kushtetues të Dhomave të Specializuara. Sipas Gjinovcit, në rast të zgjedhjeve të reja, kjo strategji mund të ketë efekt të kundërt dhe të forcojë Vetëvendosjen.
“Niveli i intrigave të PDK-së është nivel i intrigave të shkollave të mesme”, ka shkruar ndër të tjera Gjinovci.
Postimi i plotë:
PDK-ja osht parti papakicë. Menon qe krejt jon papaka si ata vet. Kanë menu që e kanë zbulu qysh me qitë Kurtin keq përmes ligjit për specialen e mandej me shku në zgjedhje. Kanë menu që Kurti s’guxon me i miratu ato propozime se “prishet” me ndërkombëtarët. Po Kurti s’osht si ata, pesë pare s’ti jep për ndërkombëtarë. Por problemi është edhe ma lehtë i zgjidhshëm. Juristat gjenialë të PDK-së po menojnë që me ligj mujnë me ndryshu natyrën e institucioneve që përcaktohen me Kushtetutë. Pra edhe mu miratu ligji ai s’ka vlerë sepse gjykata speciale osht kategori kushtetuse dhe për ma tepër derivat i marrëveshjes ndërkombëtare ku BE-ja është pala tjetër. Nejse… Duhësh me kanë papak i thjeshtë me menu që qajo dhezë. Ose ose, e dijnë, po kanë thanë hajde bllofiratëm, e Kurti osht budallë s’i voton e na thojna masanej “qe a e patë, ky osht pro gjykatës speciale” 🤦♂️. Mjerim do me thonë. Niveli i intrigave të PDK-së është nivel i intrigave të shkollave të mesme. Tash papakat shkojnë në zgjedhje dhe Kurtin e forcojnë edhe niher duke qenë se LDK i hup nja 4-5 përqind, AAK e rrezikon pragun sepse votat e luftës shkojnë te fmitë e atyne në Hagë që me gjasë hyjnë kandidatë për PDK-në. Në këtë situatë PDK mbetet ku osht ose rritet pak, por VV rritet fort. Dhe kështu papakizmi shkon drejt fundit në jetën publike të Kosovës.
