Lajme

Aksident në rrugën Klinë–Gjakovë, katër persona dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:45 në rrugën Klinë–Gjakovë, më saktësisht në fshatin Volljak të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Sinjalin se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke u marrë me rastin dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Të Ngjashme