Lajme

Xani: Politika e jashtme, njolla e zezë e Qeverisë Kurti

Analisti politik, Visar Xani, ka komentuar politikën e jashtme gjatë mandatit mbi tri vjet e gjysmë të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga VV-ja.

Xani thotë se gjatë mandatit përveç që nuk ka pasur njohje, anëtarësime e progrese, Kosova ka pësuar edhe me sanksione.

“Fatkeqësisht, njolla e zezë e gjithë qeverisë është në krye është politika e jashtme, për shkak që nuk kemi asnjë njohje dhe le më ndonjë progres sa i përket anëtarësimeve në organizata të ndryshme ndërkombëtare e rajonale që na forcojnë si shtet. Plus kësaj ne jemi edhe nën sanksione. Nuk më duket që ka pasur ndonjë tentativë serioze për të shkuar në drejtimin e politikës së jashtme”, deklaroi Xani./teve1.info/