Gazetarja Arbana Xharra së fundi ka shkruar rreth showit “Big Brother”, duke thënë se aty nuk duhet të lejohet denigrimi e banalitetet në studio.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se po analizohet me gjuhë denigruese, bullizëm dhe ka një nivel ekstrem të ulët.
“Brenda shtepise ka karaktere qe dallojne shume nga njeri tjetri, mentalitete te ndryshme, disa me trauma, disa me femijeri te rende, jo te gjithe jane rrite ne rrethana te njejta. Ka banor qe jane rrite ne Kosove me mentalitet krejtesisht ndryshe nga te tjeret qe vijne nga diaspora, po ashtu mendesi tjeter kane banoret nga Shqiperia.” – ka shkruar ajo.
Xharra ka thënë se aty tregohen fenomene të shoqërisë shqiptare.
“Shume elemente brenda aty tregojne fenomente te shoqerise shqiptare, ato me patriarkale, te tjera te ndikuara nga fryma tjera me progresive, edhe ata qe jane rrite ne diaspore, sjellin elemente krejtesisht tjetra. Megjithate shoë televiziv sikur ky qe kane shikueshmeri kaq te madhe, produksioni duhet te mos lejoje denigrim e banalitete ne studio, perkundrazi aty duhet te kritkohen elemente te bullizmit, gjuhes se ulet, nencmimit.” – ka thënë tutje gazetarja.