ShowBizzz

Xheloz për Dijonisin? Albano-Baby G: I kam vëzhguar me vëmendje veprimet e tua

Mes aktorit Albano Bogdo dhe këngëtares Baby G duket se kanë nisur shkëndijat e para, duke dhënë sinjale për një nisje historie dashurie.

Pasi shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin, Albano i ka thënë këngëtares se ka vëzhguar me kujdes çdo veprim të saj.

Duke i treguar për veprimet e ditëve të fundit me detaje, aktori ka shfaqur edhe shenja xhelozie për Dijonisin, me të cilin Baby G ka qenë shumë e afërt.

“Do të të tregoj se çfarë bëre dje pasdite? Bëre 2 orë trajnim me Dijonisin. Trajnim të kombinuar, bëj këtë bej atë. Do më shumë? Shkuat në lavanderi mblodhët gjërat“, i thotë Albano këngëtares.