ShowBizzz

Xhelozia që ndezi verën

Këngët e bukura përgjatë verës duket se është gara që artistët duhet ta fitojnë me publikun; dhe “Xhelozia” e Krusitës dhe Olsi Bylykut në më pak se 4 orë e fitoi atë garë.

24 orë janë dashur që kënga të rrëmbejë mijëra klikime dhe është kyther në rrjete si dedikim nga shumë fansa.

Krusita rikthehet në tregun muzikor pas një tërheqje të saj, ku rikonfirmoi talentin dhe suksesin e saj.

Ndërsa Olsi Bylyku duket se në çdo krijimtari fansat i gjejnë hapësirat mes jetës së tij; konkretisht nga fundi i lidhjes së tij aq shumë të përfolur.

Kombinimi i artistëve e solli “xhelozinë” mes temperaturave të verës, dhe ja dolën!

© Video e marre nga Youtube, kanali i Krusites