ShowBizzz

Pas aktgjykimit në Hagë, Dua Lipa dhe Rita Ora shprehin mbështetje për UÇK-në

Dua Lipa dhe Rita Ora kanë reaguar në rrjetet sociale pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Përmes një postimi në Instagram Story, Dua Lipa publikoi logon e UÇK-së, të shoqëruar me hashtagun “Liria Ka Emër”.

Të lidhura

None found

Këngëtarja ndau gjithashtu të dhëna mbi pasojat e luftës në Kosovë, ku përmenden rreth një milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1 mijë e 24 fëmijë të vrarë, 20 mijë persona të dhunuar dhe 1 mijë e 600 të zhdukur.

Edhe Rita Ora reagoi pas vendimit të Hagës, duke publikuar në Instagram një fotografi nga “Image of Kosovo”, ku shihet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi”, thuhet në përshkrimin e imazhit të publikuar prej saj.

Reagimet e dy këngëtareve shqiptare erdhën pas vendimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, aktgjykim që ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.

Të Ngjashme