ShowBizzz

Xheneta diskuton për Gresën, dyshon se mori informacione prej Xhulit

Xheneta përgjatë një bisede me Lelën, Drenushën dhe Leon ka ngritur dyshime për marrje të informacionit nga Gresa prej Xhulit.

Ndër të tjera Xheneta u shpreh se nuk do të merret me Gresën më aspak.

“S’ki çka mu merr me të, veç e dhez atë në lojë dhe e lë atë brenda”, tha Xheneta.

Xheneta u shpreh se Gresa dhe Sara tentuan në çdo moment të flisnin me Julin për të nxjerrë informacione.