“Ti s’e di se sa kam qa/ Edhe sa dhimbje do mbajë kjo zemër?/ Se ti je dashni e vjetër/Si ti s’shoh unë dikë tjetër.”
Kënga e fundit e Xhensila Myrtezajt, “Lotët”, e shkruar nga ajo dhe Ronela Hajati, ka sjellë reagime të ndryshme nga dëgjuesit, të cilët duket se e kanë pritur me entuziazëm këtë këngë. Teksti i këngës është shumë emocional dhe ka ndezur diskutime në rrjet.
Dëgjuesit kanë reaguar në mënyra të ndryshme, duke shprehur pëlqimin e tyre dhe mendime në komentet e videoklipit në YouTube. Ndër komente ka edhe disa që e lidhin këngën me historinë personale të Xhensilës, veçanërisht me marrëdhënien e saj me Bes Kallaku.
Por, një fakt që ka tërhequr vëmendjen është pëlqimi i disa komenteve nga vetë Xhensila. Një prej tyre ka qenë komenti që shprehte dëshirën për bashkimin e saj me Besin, ndërsa një tjetër ka pyetur nëse kënga është bërë për të.
Njëri prej tyre shkruan: “Uroj me shpirt të jeni përsëri bashkë me Besin”, ndërsa tjetri pyet: “A për Besin e ke bërë?” Këto ‘pëlqime’ duket se lënë të hapur një derë hapur për marrëdhënien e saj me aktorin, duke bërë që fansat të spekulojnë për një mundësi të ribashkimit.
Jo më larg se ditën e djeshme, aktori konfirmoi në ‘Ferma VIP’ ndarjen. Ai tregoi një episod nga udhëtimi i fundit në Itali, duke thënë se vajzën e sheh më shpesh, ndërsa djalin më rrallë.
Aktori theksoi se ka ditë që mërzitet por uroi shëndet për ta duke theksuar se duhet të jemi falenderues.
“Gocën e shoh më shpesh, djalin më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa gjëra në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. Rëndësi ka të jenë mirë me shëndet. Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka të jemi mirë me shëndet.”