Xhensila Myrtezaj ka ndarë një moment të veçantë nga palestra, ku këtë herë nuk ishte vetëm.
Këngëtarja publikoi një fotografi ku shihet duke mbajtur në krahë djalin e saj të vogël, Amenin.
Edhe pse në imazh nuk i dallohet fytyra dhe shihet vetëm nga prapa, prania e tij e bëri momentin edhe më të ëmbël, shkruan Kosovarja.
Xhensila vazhdon të kujdeset për formën fizike, ndërsa nuk i ndan as çastet e përditshme me të birin.

