ShowBizzz

Xhesika Berberi: Kiarën dhe Luizin i pashë te lagja dhe dukeshin…

Modelja Xhesika Berberi e ftuar në “Wake Up” ka folur për shoqërinë me Kiara Titon duke u shprehur se e kanë gjykuar shumë. Xhesika tregoi edhe se e ka parë Kiarën me Luizin në lagje dhe i janë dukur shumë të lumtur.

“Kiarën e kam patur kolege. Dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa vajzë e mirë ka qenë dhe me këmbë në tokë. Gjithmonë ka qenë shumë e sjellshme. Shumë veta e kanë gjykuar, por unë jam person që i marrë gjërat në anën pozitive dhe nuk më pëlqen të shikoj negativitetin. Mendoj se ka bërë atë çfarë ka ndjerë dhe i uroj shumë suksese. Mendoj se ka qenë e sinqertë. Me Luizin e shikoj që të dy duhen shumë. Mbase e ndjej atë kiminë, madje para dy-tre ditësh i pashë te lagja dhe dukeshin shumë të lumtur bashkë”, tha Xhesika.

Xhesika Berberi: Kiarën dhe Luizin i pashë te lagja dhe dukeshin...

TS Poll - Loading poll ...