Xhuli Nura siç duket ka marrë reagime të shumta për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, gjatë videos ku shpalosi një incident që i kishte ndodhur me qenushin e saj në një qendër tregtare.
Modelja shqiptare ishte duke vozitur gjatë kohës kur po tregonte përvojën e saj të hidhur.
E duke iu kundërpërgjigjur reagimeve për këtë, Xhuli përmes një video tjetër në Instagram, iu shpreh ndjekësve se nuk duhet shqetësohen.
“Vetëm dua t’ju them se unë e kam një vend se ku e mbaj telefonin, [në veturë] kështu që nuk e mbaj në dorë. Gjithmonë duart i kam në timon. Të paktën njërën dorë gjithmonë në timon”, u shpreh ish-banorja e BBVK-s, përmes videos sqaruese.
“Unë jam aq e aftë edhe me navigu edhe me folë edhe me e vozit makinën. Kështu që mos ma ‘bani’ gajle”, deklaroi mes tjerash modelja e njohur shqiptare.