ShowBizzz

Xhuli i nënshtrohet ndërhyrjes plastike

Modelja e njohur, Xhuli , është pëlqyer gjithmonë nga publiku shqiptar për pamjen e saj të jashtme.

Përmes një video Nura ka dokumentuar procesin e rimodelimit të hundës.

TS Poll - Loading poll ...

“Unë zgjodha të shkoj te me të mirët e kirurgjisë plastike. Hunda ime asnjëherë nuk ka qenë problematike, e në këtë rast nevojitet një punë shumë delikate për një rezultat ideal, ashtu si dua unë”, shkroi Xhuli në mbishkrimin e videos.

Xhuli përndryshe ka qenë mjaft aktive që pas përfundimit të aventurës së saj në spektaklin shumë të shikuar Big Brother VIP Kosova.

Në këtë garë të madhe mes personazheve VIP, ajo rezultoi e treta në finalen e madhe dhe njëherësh femra më e arritur në edicionin e parë të BBVK.